Themelimi 1990

Prezencë në treg për afër 4 dekada!

Korenica ka nisur aktivitetin më 20 qershor 1990 si një punishte druri, duke ofruar dyer, dritare termoizoluese dhe produkte të zdrukthtarisë. Me kalimin e viteve, kompania është zhvilluar në një fabrikë moderne prodhimi me kapacitete të larta dhe standarde të avancuara.

Që nga viti 1999, Korenica ka zgjeruar gamën e produkteve me prodhimin e dritareve dhe dyerve nga plastika, duke rritur ndjeshëm cilësinë dhe efikasitetin e prodhimit. Sot, kapaciteti mesatar vjetor arrin 8,000–10,000 njësi, varësisht nga dimensionet. Fabrika operon në një hapësirë prej 3 hektarësh me 10,000 m² sipërfaqe të mbuluar, të pajisur me infrastrukturë të standardeve bashkëkohore. Korenica punëson mesatarisht 40–50 profesionistë, të përkushtuar në zhvillimin e vazhdueshëm të kompanisë.

Në vitin 2008, kompania ka zgjeruar portofolin edhe me prodhimin e artikujve plastikë, përfshirë:
kova plastike me volume të ndryshme arka plastike produkte të tjera të injektimit

Korenica posedon makineri moderne për injektim plastik me kapacitete nga 80 g deri në 4000 g, duke mundësuar prodhim të qëndrueshëm dhe cilësor. Vizioni ynë mbetet i fokusuar në inovacion, rritje të cilësisë, trajnim të kuadrove të rinj dhe zgjerim në tregjet ndërkombëtare.

35+
Vite eksperiencë
500+
Produkte kualitative
98%
Vlerësimi nga klientët
Manufacturing Facility

Misioni

Misioni i Korenica është të prodhojë artikuj plastikë të cilësisë së lartë përmes teknologjisë së avancuar të injektimit. Ne synojmë të ofrojmë zgjidhje të qëndrueshme, efikase dhe inovative për klientët tanë, duke garantuar standarde të larta prodhimi dhe një shërbim profesional në çdo hap.

Vizioni

Të jemi një referencë e besueshme në prodhimin industrial, duke krijuar produkte funksionale, të qëndrueshme dhe inovative që përmbushin nevojat reale të industrisë moderne. Ne synojmë të vendosim standarde të reja cilësie përmes saktësisë inxhinierike, teknologjisë bashkëkohore dhe përkushtimit ndaj detajeve, duke kontribuar në zhvillimin e infrastrukturës, higjienës dhe hapësirave publike.

Vlerat tona thelbësore

Parimet që udhëheqin çdo veprim dhe vendim tonin

Saktësi

Punojmë me standarde të larta dhe vëmendje maksimale ndaj çdo detaji, për të garantuar produkte të sakta, të qëndrueshme dhe të besueshme.

Inovacion

Zhvillojmë vazhdimisht zgjidhje të reja duke kombinuar teknologjinë moderne me përvojën praktike, për të qenë gjithmonë një hap përpara.

Partnership

Ndërtojmë bashkëpunime afatgjata të bazuara në besim, transparencë dhe vlera të përbashkëta, duke u rritur së bashku me klientët tanë.

Udhëhequr nga ekspertë të industrisë

Ekipi ynë sjell mbi 35 vite përvojë të kombinuar në fushën e prodhimit

Edon Korenica

Chief Executive Officer

Edon Korenica

Chief Operating Officer

Edon Korenica

Chief Technology Officer

Edon Korenica

VP of Manufacturing